'Rikthimet janë suksese'/ Sali Berisha: Ishte thirrje e mbështetësve

Hënë, 27 December 2021 21:32

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, në “Intervistë” me Merita Hakljan, në A2 CNN, tregoi pse vendosi që të rikthehet në skenën politike.

Berisha tha se rikthimi i tij ishte thirrje e mbështetësve.

Ai shtoi se historia i njeh rikthimet si suksese.

 

“Historia ka dëshmuar se rikthimet janë suksese. Rikthimet janë një thirrje, jo dëshirë e një personi. Janë thirrje e mbështetësve apo shoqërisë. Thirrja nuk vjen nga hiçi, por nga një memorje që qytetarët e kanë të ruajtur, memorje që ngjall besim të madh që në rastin konkret, një rikthim i Sali Berishës do të jetë një sukses që do t’i bëjë ata të harrojnë edhe Sali Berishën e dytë. Duke thënë këto, gjithçka do të përcaktohet me votë, në një garë të hapur me demokratët shqiptarë”, deklaroi Berisha.

 

Kur u pyet se sa e lirë do të ishte një garë me Sali Berishën, ai u shpreh:

“Do të jetë një garë e bazuar në rregullat dhe normat e një gare tërësisht të lirë. Nuk e mohoj autoritetin tim moral. Unë kam dëgjuar edhe mbështetës fanatikë të kundërshtarëve të mi që flasin në kult individi. Dua të sqaroj se ka kult individi që bazohet në abuzimin me pushtetin, por në rast se flasim për admirim të mbështetësve të mi, pas 8 viteve që kam humbur çdo pushtet, mendoj se po krahasojmë të pakrahasueshmen. Autoriteti moral i një personi bazohet në qëndrimet dhe trashëgiminë e tij. Pra, të flasësh për kult individi për një njeri që ka 8 vite pa asnjë lloj pushteti, është një mjerim historik”.

“Sali Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013 dhe mori përsipër personalisht të gjithë përgjegjësinë e humbjes. Pas kësaj, në timonin e PD-së erdhi një person i cili jo vetëm që nuk kishte një lidhje të caktuar me mua, por ishte një brez krejt tjetër. Ndodhi ndryshim gjeneratash atëherë. U bë apo nuk u bë lider Lulzim Basha, kjo ishte çështje e integritetit të tij. Sali Berisha bëri një gabim, që në vitin 2017, pasi PD pësoi humbje të rëndë, nuk kandidova sërish”, shtoi Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...