Basha akuzon mikun e shtëpise dhe sponsorin si trafikant, reagon gazetari

Premte, 07 Janar 2022 09:51

 

Deputeti Lulzim Basha po rrëshqet gjithmonë e më shumë, duke krijuar një situatë të errët dhe dashakeqe për demokratët, duke i akuzuar si llum, të korruptuar, madje edhe kriminelë e trafikantë.

Një rast i fundit është denoncuar në redaksinë e SYRI-t, pasi Basha i përmendi emrin si trafikant në Britani të Madhe, por deri dje rezulton se e kishte mik shtëpie. Bëhet fjalë për zotin Myftar Lumneshi që përveç si mik i familjes Basha, gjë e cila provohet dhe nga fotot, dihet që z.Lumeshi ka qënë dhe financues i Bashës.

Për sa kohe ai financonte Bashën dhe shoqëronte Bashën, ai ishte një demokrat i nderuar, ndërsa sot meqë mbështet Berishën, krejt papritur ai del si trafikant.

 

 

Për këtë gjë z.Lumneshi ka ngritur padi për shpifje në drejtim të Gazment Bardhit.

 

Prej pak ditësh, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë përhapur në mediat pranë tyre një shpifje në lidhje me atë që e kanë etiketuar si organizata kriminale, B9. Sipas tyre, pjesë e kësaj organizate është edhe biznesmeni Myftar Lumneshi, i cili është parë në oborrin e PD-së.

Po nëse është qesharak fakti se dikush duhet të inkriminohet pse qëndron në oborrin e PD, akoma më paradoksal është fakti se Lumneshi rezulton të jetë një mik shtëpie i Lulzim Bashës. Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka ironizuar në median sociale, duke thënë se organizata kriminale B9 qenka kaq e rrezikshme, sa ka bashkëpunuar edhe me Bashën.

POSTIMI I HOXHES

“Sa e rrezikshme paska qenë kjo Organizata Kriminale “B9”??!!! Paska bashkëpunuar edhe me Bashën dreqi, mirë që bashkëpunon tani me Berishën, për të marrë me sulm të armatosur godinën e SHQUP-it…"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...