Berisha: Bashën do e nxjerrim nga selia me pekule

Premte, 07 Janar 2022 14:57

 

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga selia blu, ka thënë se protesta e 8 janarit do të jetë paqësore dhe do të përdorën të gjitha mjetet teknike për të hyrë në godinë.

Ai tha se nesër do e nxjerrin deputetin Lulzim brava nga selia e partisë.

 

Basha ka thënë se do të jetë në zyrën e tij nesër? A do të ketë përplasje?

Berisha: Se ku do të jetë peng Basha më 8 janar është punë e tij. Një gjë është e sigurt, ne nuk futemi në ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri, përveçse paralajmëroj mercenarët që është mirë të dalin nga ndërtesa.

Në çfarë ore nis protesta dhe kur do të përfundojë?

Berisha: Protesta nis nesër në orën 12:00, realizon qëllimet dhe ky revolucion paqësor nuk ndalet.

Por nëse nuk arrini ta nxjerrin zotin Basha ka do të thotë që keni dështuar?

Berisha: Kush tha? Atë se thotë as ai vetë, ai e di që do të nxirret nesër. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore. Nuk do e gjuaj kush me mjete luftarake. Midis nesh nuk ka e nuk do të ketë kurrë njerëz të armatosur.

Nëse Basha refuzon të dalë nga zyra si do e nxirrni?

Berisha: Me pekule, me pekule do e nxjerrim. Ju falënderoj për punën e shkëlqyer që keni bërë. Ka qenë rast unik për mediat, për të transmetuar skena turpi të imagjinuara

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...