Berisha: Kemi informuar zyrtarisht ndërkombëtarët! Rama e shpëtoi Bashën me polici dhe lëndë kimike

Tuesday, 11 Janar 2022 19:55

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se faktori ndërkombëtar është informuar zyrtarisht mbi situatën aktuale në Paritnë Demokratike.

I ftuar në ‘Radarin Informativ’, Berisha theksoi se protestuesit e hapën blindin po e shpëtoi Rama me policinë e tij duke përdorur lëndë kimike pa kriter ndaj demokratëve.

Berisha: Edhe ne kemi informuar kancelaritë e huaja dhe i kemi informuar në vijimësi. Ka pasur deklaratë për tu përmbajtur nga Bashkimi Europian. Nuk mund të jetë një deklaratë anuese për njërën palë nga delegacionet e huaja.

Kontaktet e mia me ndërkombëtarët janë konstante dhe zyrtare pasi ne jemi një institucion që komunikon me grupet e vendeve mike dhe partive simotra

Synimi ynë në këtë rast është informimi. Nuk është në tagrin e ndërkombëtarëve për të mbështetur një protestë. Mbështetja e disa prej faktorit ndërkombëtar ndaj Lulzim Bashës është flagrante.

Kontakti i ndërkombëtarëve ndër vite Luzlim Basha u ngjit në krye të opozitës por po ikën me turp pasi po mbahet me narko policinë e Ramës në selinë e PD-së. Protestuesit e hapën blindin po e shpëtoi Rama me policinë e tij duke përdorur lëndë kimike pa kriter ndaj demokratëve

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...