Tha se takimi me Ramën ishte rastësor, publikohet foto e deputetit të Bashës me Veliajn

E mërkurë, 12 Janar 2022 17:21

 

Lidhjet e grupit të Lulëzim Bashës me njerëzit e pushtetit, ndaj të cilëve hakërrehen e i shajnë publikisht, po zbulohen tanimë jo vetëm në kuadër të thashethemeve mediatike, por edhe të dokumentuara me pamje.

Deputetit të Bashës, Arbi Agalliu, një ditë më parë iu publikua në rrjetet sociale një foto gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama në Lungomare të Vlorës. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Agalliu shkruante se takimi kishte qenë krejt rastësor dhe ai i takon njerëzit që i dalin para. Ndërkohë, për Ramën, deputeti ka hedhur publiksiht akuza të shumta

Por sot, një tjetë fotografi e këtij deputeti është publikuar me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Duket se foto është shkrepur në zyrën e Veliajt dhe të dy shfaqen të qeshur krah njeri-tjetrit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit, si dhe media e personazhe publikë kanë folur për lidhje të Lulzim Bashës e mbështetësve të tij me Edi Ramën dhe fraksione të ndryshme të pushtetit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...