Berisha: '8 janari' tregoi lidhjen më flagrante të politikës me krimin

E Enjte, 13 Janar 2022 14:57

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha, foli për mediat pasi doli nga Prokuroria e Tiranës. Ai tha se 8 janari ishte prova më e qartë dhe më flagrante e lidhjes së politikës me krimin.

“Natyrisht e kuptoni vetë, jam thirrur këtë me urdhër të kreut të Meduzës, por erdha në respekt të parimeve me të cilat jam i mbrujtur.

Në deklaratën time, theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik dhe partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, ishte Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalistësh.

 

Kjo përbën edhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një, të narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin,” tha Berisha.

 

“PD do të dorëzojë çdo informacion për këtë grup vrasësish dhe mercenarësh. Emrat konkretë janë të publikuar edhe në Facebook-un tim. Besoj se momenti që një seli partie, qëndronte e pushtuar me banditë, tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet.

Çështje tjetër që unë shtrova me forcë: si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia, përdorte banda e Lulzim Bravës? Ju i konstatuat vetë këto. Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shkrirje dhe bashkëpunimi mes mercenarëve dhe narkobanditëve me uniformë,” tha Berisha.

“Armët i nxori nga selia, thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij. megjithatë ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli. Ka foto, por jo vetëm foto. Kështu që nuk ka asnjë njeri sot, që vë në dyshim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh, të përbërë nga vrasës, trafikantë dhe fondamentalistë, si roje të Lul Bravës”, theksoi Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...