Ylli Manjani: Kemi një pushtet që emëron opozitën për inat të votës!

Saturday, 15 Janar 2022 09:27

 

Nga Ylli Manjani

Çdo vend me një minimum normaliteti, krizat politike i zgjidh me votë.

Kudo në Europë votohet.

Edhe në Ballkan votohet. Popullsia, grupet politike e sociale votojnë për të zgjidhur një krizë vendimmarrëse.

 

Votohet në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, në BE po e po.

Votohet dhe zgjidhet çdo krizë që nuk e zgjidhin dot përfaqësuesit e zgjedhur.

Kjo është rutina e çdo demokracie.

Vota është esenca e demokracisë.

Dita e votimit është bekim. Është shpresë. Qejf. Atmosferë e këndshme gjithandej.

Në Shqipëri të përmendësh votën është thirrje për luftë. Të shkon mendja të ruhesh. (Le pastaj po të lexosh edhe thirrjet e ambasadës për të mos u afruar eventeve të tilla).

Kur përmendet vota mendja të shkon tek gazi lotsjellës, druri që ha, dhuna që shperthen gjithandej. Lajmet që buçasin sikur po vjen fundi i botës. Bah, çfarë terrori!

Zgjedhjet e parakohshme janë qartësisht luftë. Dy herë i kemi bërë dhe literalisht me pushkë në krah, duke vrarë njëri-tjetrin.

Votimet nëpër parti janë njësoj.

Ngjarje dhune, diktati, presioni…

Vota e parakohshme quhet luftë e pastër. Krijohen skalione, barriera, blinda. Armatosen palët. Shtohen mercenarët. Përplasen njerëzit. Ironikisht partia ku ndodhin këto ngjarje quhet demokratike!!!

Partia tjetër që ka harruar si votohet, trashet duke u vetëquajtur socialiste. Sociale posi!!! Sociale pa votën e shoqërisë… Sundon rehat, ç’i duhet vota!?

Ama, të gjitha partitë shqiptare që vrasin votën janë me Amerikën. Ose janë amerikane…!!!

Si përfundim demokracia është ende diktat midis nesh.

Ideja mbi lirinë ngjan më shumë si eksitim kolektiv… Ai që votohet ndjehet pronar i çdo gjëje. Kush kërkon rivotim është armik dhe duhet eleminuar. E kështu cikli përsëritet…

Fundi i historisë është:

Kemi një opozitë që e ruan pushteti me bodyguardë dhe një pushtet që sundon me pantallona të shkurta i pa shqetësuar nga asgjë. Një pushtet që emëron opozitën për inat të votës!!!!

****
Nëse nuk pranojmë votën si themel të demokracisë, nuk kemi fare lidhje me demokracinë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...