Bashën në Fier e shoqëron Agron Kapllanaj, i dënuar për vjedhje në Itali

Diel, 16 Janar 2022 13:19

 

Është qesharake të dëgjosh deputetin Lulzim Basha që flet për të ardhmen dhe ndarjen me të shkuarën, nga krahu i djathtë i Agron Kapllanaj i dënuar për vjedhje në Itali!

Është edhe më e dhimbshme të shohësh se Basha i ka ‘nderuar’ fierakët duke komanduar për kryetar partie një të dënuar ordiner.

Kjo flet shumë si për mbështetjen e tij në këtë qark, ashtu dhe për sloganin si është PD-ja sot, do jetë Shqipëria nesër.

Kapllanaj njihet si mbështetës i Lulzim Bashës, por ai është më i njohur për shkak se skeda e tij penale në Itali është mjaft e pasur.

Ndonëse i dënuar për vjedhje në Itali, 'njeriu' i Bashës, njëkohësisht i komanduar si kryetar partie në Fier, flet për moralin që duhet të ketë politikani në politikë.

Kapllanaj ka qenë dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit që sjell SYRI.net. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences. Por kjo s'e pengon aspak atë që të flasë për moralin në politikë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...