Zgjedhjet e pjesshme vendore, Noka: Konkurrojmë me kandidatët më të spikatur dhe fitojmë

Tuesday, 18 Janar 2022 17:26

 

Deputeti Flamur Noka në intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Noka theksoi se PD do të konkurrojë me kandidatët më të spikatur në zgjedhje lokale dhe do të fitojë.

 

“Sot në Republikën e Shqipërisë janë pesë bashki, në të cilat kryetarët ose janë shkarkuar ose rasti i Rrogozhinës që ndërroi jetë, po janë gjashtë ose janë jashtë afateve kushtetuese në mandat. Duhen bërë zgjedhje për të zgjedhur përfaqësues në krye të tyre. Është Bashkia e Dibrës, është Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja. Se çfarë do bëjë presidenti apo institucionet e tjera për datën e zgjedhjeve është çështje e tyre.

 

 

Ajo që mund të them është se PD, Komisioni Rithemelues ka marrë vendim, ne do jemi në zgjedhje me kandidatët më të spikatur që kanë demokratët në bazë. PD me këto kandidatë do jetë fituese në shumicën e gjashtë bashkive. Ne nuk braktisim demokratët, për të mbrojtur pluralizmin dhe për t’u përballur me këtë regjim. Ne nuk bëjmë pazar me demokratët, ne do jemi së bashku me ta përballë regjimit e do të fitojmë”, deklaroi Noka

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...