Meta 'çmonton' Bashën: E kam kuptuar herët për marrëdhënien armiqësore që ka me të vërtetën

Tuesday, 25 Janar 2022 08:37

 

Presidenti Ilir Meta rrëfeu mbrëmjen e sotme në 'Quo vadis' në Vizion + si e njeh ai Lulzim Bashën.

Kreu i shtetit tha se ka tentuar ta ndihmojë për ta shpëtuar nga rruga që ai ndoqi.

Basha ka marrëdhënie armiqësore me të vërtetën, tha Meta, duke shtuar se ai këtë e kishte kuptuar që herët.

 

"Për z.Basha unë jam përpjekur t'i qëndroj afër dhe ta ndihmoj duke i treguar të gjitha rrugët për ta shpëtuar nga rruga që ai ndoqi. Tani e kam të pamundur ta ndihmoj më sepse e paralajmërova që me "orën", me bojkotin e reformës në drejtësi, me çadrën, me djegien e mandateve, me zerimin e pushtetit vendor, me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit e shumë të tjera dhe ai nuk më dëgjoi. Tani le të vazhdojë rrugën që ka zgjedhur.

 

Lulzim Bashën, unë e kam kuptuar herët, për marrëdhënien armiqësore që ai, ka me të vërtetën. Ai ka bërë të kundërtën e asaj që i kam kërkuar dhe që është e drejta, duke nisur që nga bojkoti i zgjedhjeve, çështja e Teatrit Kombëtar si dhe prishja marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje", tha Meta.

Gjithashtu, presidenti Ilir Meta tha se Basha, njësoj si Rama, ka një problem ligjor për foton që ka bërë me presidentin e SHBA.

"Z.Basha ka nje problem madhor ligjor me nje foto qe ka bere me Presidentin e SHBA dhe per te njejten arsye ai sot i mban ison "Gruas se Bilalit"", tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...