Patronazhisti socialist që drejtoi takimin e Bashës

E mërkurë, 26 Janar 2022 19:56

 

Personi që shihni në fotot quhet Marsid Gupi.

Një ditë më parë ai ndodhej në rolin e drejtuesit të takimit të deputetit Lulzim Basha me disa studentë të një universiteti privat në Tiranë.

SYRI shkrojti dje se vëllai i tij punon te zyra e Kadastrës në Tiranë dhe njihet si militant i PS, por edhe si komisioner.

 

 

Por sot janë mësuar detaje të reja në lidhje me drejtuesin e takimit të deputetit Basha me të studentët e privatit.

 

Gupi është edhe pjesëtar i listës së patronazhistëve.

Emri i tij ndodhet në listën e patronazhistëve të PS-së të shpërndarë para zgjedhjeve.

Por jo vetëm kaq.

Marsid Gupi është edhe zyrtar i Ministrisë së Brendshme dhe jo dokudo, por në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, që merret me shumicën e blerjeve dhe tenderave që bën qeveria Rama.

Pra, drejtuesi i takimit të Bashës me studentët e universitetit privat, është një militant socialist, i dhënë me hua për 1 ditë tek deputeti Lulzim Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...