Opozita e korruptuar është problemi!

Premte, 28 Janar 2022 09:29

 

Nuk kam më asnjë dyshim. Jemi këtu ku jemi, dmth që pakica elektorale bën shumicë moniste sunduese, ekskluzivisht për shkak të opozitës së korruptuar të Lulzim Bashës.

Asnjë dyshim nuk kam!

 

Një marrëveshje jo-transparente e 2017-ës që u bë ligj elektoral në 2021 legjitimuan qeverinë moniste të pakicës elektorale. Lulzim Basha është bashkautor në këtë korrupsion madhor elektoral! Në 2017-n firmosi me Ramën. Në 2021 pranoi me heshtje sistemin elektoral, që bëri Rama dhe që përsëriti 2017-ën.

Kjo sjellje quhen KORRUPSION POLITIK. Devijuan vullnetin e shqiptarëve për qeverisjen e vendit.

Korrupsioni pasuror që denoncohet çdo ditë si:

-Pjesmarrje e opozitës si aksionere në kompanitë e qeverisë,
-Përfitime me leje ndërtimi,
-Ndërtime kullash,
-Pastrim parash për të blerë mbështetje ndërkombëtare, etj

është thjesht çmimi që paguan pushteti për korrupsionin politik të opozitës.

Një opozitë e korruptuar legjitimon çdo korrupsion të pushtetit. Ndërsa ligjërimet opozitare me oligargë, koncensione e kulla është teatër i shëmtuar. Sepse opozita e korruptuar e Lulzim Bashës nuk e ka patur kurrë seriozisht.

Ajo ka tradhëtuar besimin e njerëzve në mënyrë konstante. Nga njëra anë nxirrte njerëzit në protestë, nga ana tjetër rriste çmimin tek pushteti. Sa më shumë pjesmarrje aq më i madh çmimi.

-Ditën shaj oligarkët e natën merru gjobën, nuk ka emër tjetër përveç se tradhëti!!!
-Ditën mbro Teatrin e natën e shembim për kulla, është teatër i korruptuar!
-Ditën shaj kullat e natën bëhesh aksioner në to, quhet korrupsion!
-Ditën u shëmbin shtëpitë njerëzve e natën firmosin lejet e ndërtimin me pushtetin!!!
-Ditën shaj koncensionet e natën lidh kontrata nënkontraktimi, do të thotë të japësh edhe opozitën me koncension!

Nuk hahet më kjo gjellë qensh!

Ky arsyetim bazuar në fakte që kemi përjetuar, nuk ka të bëjë fare me tradhtiçkat e Bashës kundër Berishës. Nuk ka të bëjë fare as me debatin e brendshëm në PD. Por ka të bëjë me vendin.

Opozita e Bashës ka tradhëtuar opozitarizmin.
Ka vrarë demokracinë dhe shpresën në këtë vend!
Bunkeri është pak si ndëshkim për këtë korrupsion masiv politik.
Personalisht jam i zhgënjyer që opozitarizmin tim e kam vënë në dispozicion kësaj opozite politike që vrau shpresën për korrupsion!!!
Turp?!
Nuk mjafton!
Ndëshkim, por jo për hakmarrje.
Duhet drejtësi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...