Kuzhinier Alfio që mori 500 milion tender nga FSHZH, është shef kuzhine tek restoranti i Dritan Agollit në Hamallaj

Saturday, 29 Janar 2022 11:14

 

Një skandal i përmasave vërtet të mëdha zbulohet nga Joq Albania.

Nëpërmjet këtij artikulli do të shikoni se si paratë e dhëna nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfundojnë përsëri në duart e Dritan Agollit që është njëkohësisht edhe Drejtori Ekzekutiv i këtij institucioni.

 

Por si zhvillohet skema?

 

Një tender skandaloz u organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në vlerë rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Dritan Agolli kishte shpallur fitues kompaninë në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani.

Këto 500 milionë lekë do të shpenzoheshin që kuzhinier Alfio t’i tregonte Dritan Agollit se çfarë hanë shqiptarët në zona të ndryshme të vendit.

Por përveç fakteve të dyshimta të këtij tenderi, skandali është thelluar akoma më tepër.

 

Pse do të thoni ju.

Rezulton se djali i Dritan Agollit, i quajtur Flladi Agolli është pronar i një kompleksi në plazhin e Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit i quajtur “Bedouin Beach & Bar”, pjesë e kompanisë Hospitality Management & Services Shpk që ka aksionar të vetëm djalin e Dritan Agollit.

Image

Nga burime konfidenciale të qytetarëve pranë Joq Albania, rezulton se shef kuzhine në këtë restorant është pikërisht Alfio Rrotani.

Kështu në internet, ka detaje ku shkruhet se Alfio Rrotani është pjesë e menaxhimit të “Bedouin Beach & Bar”.

Qytetari që ka dërguar denoncimin shprehet:

''Përshendetje Joq Albania! Nëse kontrolloni akoma dhe mirë, Alfio është shefi i kuzhinës te lokali i Tan Agollit “Beduin” në lalz, hidhini një sy, është info e sigurt. Flm”.

Gjithashtu në faqet online të këtij restoranti ka foto të Alfio Rrotanit që vërtetojnë pozicionin e tij si shef kuzhine në këtë biznes.

E kuptuar skemën?

Dritan Agolli i jep 500 milion lekë kompanisë në pronësi të Alfio Rrotanit ndërkaq që ky i fundit punon në restorantin e djalit të Dritan Agollit.

E thënë shqip, Dritan Agolli i ka dhënë vetes së tij plot 500 milionë lekë nëpërmjet institucion që drejton.

A duhet ndonjë indicie tjetër që SPAK të fillojë fuqimisht hetimet dhe Dritan Agolli të arrestohet për vjedhje galopante të Fondit Shqiptar të Zhvillimit?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...