Genc Pollo:Djalli fshihet në detaje. Edhe gjërat e Lulzimit!

Hënë, 31 Janar 2022 09:45

 

E çuditshme që grupimi i Lulzimit i tregon publikut raportin publik të KLSh mbi inceneratorët ndërkohë që duhet të shpjegojë se çfarë u arrit nga komisioni hetimor në Kuvend.

1- Nëse tre muaj nuk mjaftuan (vëllim pune i madh; pengesa nga mazhoranca) atëhere kryetari i grupit parlamentar që kërkoi komisionin hetimor (në këtë rast zAlibeaj) duhej që me shkrim të kërkonte zgjatjen e afatit edhe tre muaj të tjerë. Kështu është vepruar përherë. Edhe kur unë kam kryesuar një komision hetimor në v. 2015 afati u shty me kërkesë të kryetarit të grupit z. Spaho e vendim të plenares.
Nëse mazhoranca do e rrëzonte kërkesën Alibeaj me votë në plenare, edhe me votën e deputetëve e ministrave të implikuar në këtë skandal, do të ekspozohej haptazi si mbulesë për skandalin; me vepra e jo me fjalë.
Grupimi i Lulzimit nuk e bëri këtë kërkesë. As nuk shpjegoi pse nuk e bëri këtë kërkesë.
2- Nëse organet shtetërore apo subjektet private refuzuan t'i japin komisionit hetimor informacionin e kërkuar prej tij atëhere me shumë gjasë kemi një shkelje jo vetëm të precedentit pozitiv e të praktikës ekzistuese por edhe një shkelje të ligjit mbi komisionet hetimore; i cili, nga natyra e tij, i përafrohet Kodit të Prcedurës Penale. Kjo shkelje, sipas ligjeve në fuqi, është vepër penale (alias krim); dhe duhet përndjekur penalisht. Kështu ka ndodhur shpesh në të shkuarën. Por nuk kemi asnjë kallzim penal nga Grupimi Lulzimi. As shpjegim pse kjo nuk ka ndodhur.

Kjo në vëmendje të publikut!

Edhe në vëmendje të gazetarëve të pranishëm në tjetrën konferencë shtypi të Lulzimit. Sidhe të gazetarëve intervistues të Lulzimit, të cilët nuk lexojnë thjesht pyetjet e paradiktuara.

https://www.balkanweb.com/raporti-i-ri-i-klsh-pd-u-paguan-80-milione-euro-per-incineratorin-qe-nuk-ekziston-dosja-do-te-cohet-ne-spak/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...