Zbardhet marrëveshja e krijimit të koalicionit opozitar, që do të garojë bashkë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nën emrin “Shtëpia e Lirisë”.
Siç shihet në marrëveshjen e firmosur, palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë”.
Koalicionin do e drejtojë Partia Demokratike- e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit.