Presidenti Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” se plani i tij para 25 prillit ishte të merrte dhe një mandat në krye të Presidencës.
Meta theksoi se ky mandat i duhej për të forcuar mekanizmat kontrolluese të Presidentit të ri që do vinte pas tij, e më pas ai vetë do të donte të bëhej ambasador në Danimarkë apo në Suedi.
Sa i takon detyres si President, sipas Metës emërimi i tij në rolin e Presidentit u bë me qëllim për të shkrirë partinë që ai drejtonte asokohe, LSI dhe zhdukjen e pluralizmit politik në vend.
Pjesë nga biseda
Meçani: Zgjedhjet e 25 prillit. Kur ka nisur trukimi?
Meta: Ka qenë e qartë. Ka nisur para 17 majit. Kam vetëm një mesazh, në zgjdhjet e 6 marsit të vendosim integritetin e votës së lirë. Na duhet patjetër që të jemi bashkë me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave brenda 6 muajve të ardhshëm. Ata donin patjetër që unë të behesha President, se ata kishin planet e tyre për asgjesimin e LSI. Planin e kisha, të marr një mandat tjetër si president, nëse do pranonin. Besoja se opozita do pranonte. Për një President pas Ilir Metës, që nuk ka eksperiencën e tij, të bëjmë disa ndryshime, dhe t’i lëmë presidentit të ardhshëm disa instrumenta që të mbronte shtetin. Më pas, do ti futesha diplomacisë. E kam menduar të bëhëm amabsador në Danimarkë, apo Suedi. Unë e kam vështirë t’i hyj një karrierë tjetër. Do më pëlqente shumë ideja ambasador në Danimarkë apo Suedi.
Meçani: A nuk është moshë e rë për t’u shkëputur?
Meta: Pse duhet të merrem unë nëse vendi ecën normalisht. Unë shqetësime kisha atëherë por nuk mund t’i thoja të gjitha. Nuk ka njerëz që nuk e kuptonin që ky president e ka një shqetësim. Shqetësimi ishte i qartë që kur u lanë mandatet. Kjo nuk ka të bëjë me presidentin por me sjelljen e tyre ndaj shtetit. Po të kishim drejtësi të pavarur, ata që bëjnë lojëra me GJK do të ishin në burg. Më gjeni sot emrin e një këshilltari që kërkon llogari në bashkitë e Shqipërisë?