SPAK ka nisur hetimet për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollit, pas zbulimit të skandalit me tenderin 500 mijë dollarë për një libër me receta dhe informacione dhe po ashtu edhe për një dokumentar nga i cili do të promovohet puna mbi menynë “100 Fshatra”.
Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.
Menyja 500 mijë dollarëshe për një libër dhe dokumentar
Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk kishte bërë asnjë reagim pas publikimit të skandalit të dhënies së tenderit për përgatitjen e menysë së kuzhinës tradicionale shqiptare me vlerë prej rreth 500 mijë dollarësh bashke me TVSH, kuzhinerit Alfio Rrotani, i punësuar pranë restorantit të djalit të vetë drejtorit te ketij institucioni, Dritan Agolli.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit e kishte hapur procedurën brenda programit të 100 fshatrave, duke gjetur preteksin për të hartuar një meny për të krijuar menunë e 100 fshatrave.
Sipas dokumenteve paratë do të shkojnë për grumbullimin e informacionit mbi gatimet shqiptare, dizajnin e librit të Menysë 100 Fshatra, realizimin e një dokumentari me seri dhe promovime në rrjetet sociale.
Në shkresat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk del qartë se si ka dalë kjo kosto, vetëm thuhet se libri do të jetë i konceptuar si një udhëtim turistiko – gastronomik në 100 Fshatrat, me një format miks mes një libri kuzhine dhe një guide turistike, në version print dhe online. Ndërsa dokumentari do të copëtohet në 12 seri.
DYSHIMET
Dyshimet për shpalljen e fituesit të tenderit janë për një qark të shkurtër mes drejtorit tw Fondit Shqiptar tw Zhvillimit dhe shefit të kuzhinës Alfio Rrotani.
Ky i fundit është adminsitrator dhe ortak kryesor i kompanisë Maskarpone, fituese e tenderit, ndërkohë që ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hamallaj tek gjiri i Lalzit në Durrës, në pronësi të Flladi Agolli, i biri i drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.
Është vetë ky restorant që ndodhet brenda një resorti turistik, që ka reklamuar në faqen e tij të facebook shërbimet e shefit të kuzhinës Alfio Rrotani teksa përgatit tavolinat, apo kur prezantohet bashkë me stafin