Kryemadhi: Gabimi im, që nuk i besova Ilir Metës për Lulzim Bashën, ramë dakord për kandidatë të përbashkët në Dibër, Gjirokastër dhe Kukës, prishi marrëveshjen

E mërkurë, 02 February 2022 15:49

 

Monika Kryemadhi ndihet në faj vetëm për një aspekt për marrëdhënien e LSI me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Pikërisht se nuk i besoi Ilir Metës i cili ka qenë skeptik për bashkëpunimin me Lulzim Bashën. Në intervistën për Neës24, Kryemadhi thotë se Lulzim Basha gënjeu LSI-në dhe opozitën për djegiën e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Po ashtu, sipas kryetares së LSI Lulzim Basha shkeli marrëveshjen për të dalë me kandidatë të përbashkët në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.

 

‘Nuk dua të merrem më të shkuarën. Vetëm për një gjë ndjehem fajtore që nuk kam besuar Ilir Metën në marrëdhënie me Lulzim Bashën. Gënjeshtra në të gjithë filozofinë politike të tij është mesaduket standard jetese. Që nga djegia e mandateve që unë prisja që të dilte Merkeli në suport të djegies së mandateve dhe ne të shkonim drejt zgjedhjeve të reja. Që nga bojkoti i zgjedhjeve lokale që ne prisnim të dilte PPE, CDU me 2 korrik dhe nuk dolën. Që nga lufta që nuk do të dorëzonte godinat dhe që i dorëzoi godinat. Mjafton të pyesni zonjën Voltan Ademi që çfarë ka thënë Gaz Bardhi për çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sesi i ka thënë mos shko, mos e ço. Që nga marrëveshja 5 qershorit që nuk ka dashur ta firmosë. Por nuk është normale që unë të nxjerr mesazhet dhe komunikimet që kemi me partnerët tanë. Po të paktën këtu kam dëshmitar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. Po të vijmë tek një listë që ne ramë dakord parimisht për të pasur kandidatë të përbashkët Dibër, Gjirokastër dhe Kukës. Ne e lamë që doktor Hajri Laçi do të ishte i treti në Dibër, dy ditë para zoti Basha më tha më jep një grua. Unë i thashë që nuk si të të jap një grua kur burri botës ka 6 muaj që po punon, ose vëre të katëertin jo të tretin. Dhe sigurisht çështja e Gjirokastrës, ramë dakord, zoti Tritan Shehu, zoti Vangjel Tavo dhe vetë strukturat e Partisë Demokratike dhe kur erdhi puna në fund të ditës nuk ndodhi asgjë. Ndërsa për Kukësin, LSI i qëndroi korrekte ka vetëm 58 vota, sepse 58 votat janë anëtarët e komisioneve. Ndërkohë që është normale dhe e moralshme. Dhe të gjithë votat i shkuan kandidatit të tretë të Kukësit’.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...