Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, komentoi teksa po futej në sallën e Kuvendit, edhe sulmet e Lulzim Bashës për aleancën me LSI.
“A mund t’i përgjigjesh njeriut që në çdo dy fjalë, thotë tre gënjeshtra. Njeriut që u servir juve 1958-ën si 5004 nuk i përgjigjet kush,” tha Berisha.
Duke folur për kandidatët e Bashës, Berisha tha:
“Ata janë kandidatë të Lul Bravës dhe nuk kanë asgjë me anëtarësinë, që kanë kandidatët e propozuar prej tyre, më të shkëlqyerit prej tyre dhe kandidatët e fitores të shpallur tre ditë më parë”.