Protestuesit apel ambasadorit të BE/ I përgjigjen edhe Ramës: Na keni grabitur

E Enjte, 03 February 2022 13:02

 

Pas protestës dhe apeleve drejtuar ambasadores së SHBA-së në Tiranë, qytetarët e zonave të Laprakës, Paskuqanit dhe ‘5 majit’ janë drejtuar tek zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Ata i kanë bërë apel ambasadorit Luigi Soreca, për të ndërhyrë në zgjidhjen e kësaj problematike, duke i’u përgjigjur edhe Edi Ramës. Ata kanë thënë se nuk kanë përfituar asgjë, ndryshe nga seç pretendon Rama në Facebook.

Qytetarët kanë nënvizuar se janë qytetarë me të drejta të plota dhe kërkojnë që të respektohet ligji.

 

 

‘Ne zoti Rama nuk marrim atë që na takon. Ne duam atë që na takon neve. Duam atë që kemi me djersën dhe mundin tonë, duam të marrim atë që na keni premtuar. Ne do të marrim atë që na takon me djersë nga Kushtetuta dhe Kodi Civil.

 

Ne kemi legalizimet dhe pagesat e nevojshme. Ne kërkojmë të njihen ligjet që keni miratuar ju. Ne kërkojmë që ato që ke miratuar me VKM të zbatohen. Ne sot s’kemi banesa ku të jetojmë. S’kemi lekë për qira. Kjo nuk është aktmarrëveshje. Në çdo aktmarrëveshje të bërë nga kryetari i bashkisë thotë që do të mbaroni në filan ditë pagesë, por ne se kemi të paracaktuar këtë.

Ju tërhiqni vëmendjen parlamentit, kryeministrit, ne po persekutohemi. Ne po grabitemi. Ju lutem reagoni. Jemi qytetarë që duam të jetojmë, na jepni vizat të ikim që këtu dhe sillni në Shqipëri kë të doni’, tha qytetari.

Një tjetër qytetar ka kërkuar nga ambasadori Soreca që të ndërhyjë, ose në të kundërt sipas tij do të detyrohen të dynden në ambasada të marrin viza e të largohen, njëjtë si në vitin 1990.

‘Zoti Ambasador ju kërkojmë të bëni takim me qeverinë shqiptare dhe i kërkoni të zbatojnë ligjet. Ju i thoni qeveritarëve se si i trajtoni qytetarët e botës dhe si trajtohen në Shqipëri. Kërkojini llogari e mos mashtroheni nga fjalët që thonë.

Edhe njëherë mos i besoni fjalëve të tyre dhe ne mos të kthehemi në ’90-ën e të dyndemi ambasadës për shpëtimin e jetëve tona. ne kërkojmë mbrojtjen e shtëpive tona që kemi 30 vite që i kemi ndërtuar.

S’kemi shtëpi në Gjirin e Lalzit, në Durrës apo Dhërmi. Kemi vetëm një shtëpi të bërë me djersë e ndaj po protestojmë. Ju lutem vendosni dorën në zemër dhe të respektohet ligji’, u shpreh qytetari.

Modifikuar më E Enjte, 03 February 2022 20:37

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...