Ivi Kaso: Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' regjistrohet nesër në KQZ. Nuk ka asnjë ngërç ligjor

E Enjte, 03 February 2022 20:39

 

KQZ shqyrton nesër kërkesën për regjistrimin e koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë'.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, njëherazi njohës i çështjeve zgjedhore, Ivi Kaso i ftuar në edicionin e 'Ora 19:00' në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Ivi Kaso u shpreh se nuk ka asnjë ngërç ligjor dhe se KQZ do të regjistrojë koalicionin zgjedhor për garën e 6 marsit.

 

Kaso tha se Komisioni i Rithemelimit është organi më i lartë vendimmarrës i PD, i mandatuar nga Kuvendi për të drejtuar PD gjatë periudhës tranzitore dhe ky komision ka nënshkruar për llogari të PD marrëveshjen politike.

 

 

"Aspekti juridik është plotësisht në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor, me parashikimet e nenit 65 të Kodit, që rregullon jo vetëm marrëveshjen politike për koalicionin, por detajon elementët juridikë, për çdo marrëveshje politike që bën bashkë forcat garuese në një koalicion, është i përbushur me përpikmëri siç e kërkon ligji zgjedhor. Nuk mund ta ve në dyshim faktin që koalicioni do të duhet të regjistrohet se s'ka si të ndodhë veçse kështu, në garën e 6 marsit, siç e kanë përcaktuar subjektet nënshkruese të marrëvgeshjes politke të koalicionit të shpallur me emrin 'Shtëpia e Lirisë'. Më pas do të detajohen hapat e mëtejshëm të regjistrimit të kandidatëve dhe aspektet e tjera procedurale, për paraqitjen e tyre në fletën e votimit. Proceduralisht nuk ka asnjë ngërç".

 

Ivi Kaso sqaroi edhe pretendimet lidhur me legjitimitetin e Komisionit të Rithemelimit.

"Është çështje e konsumuar për shkak të një vërtetimi që kryetari i shkarkuar i PD ka sjellë nga Gjykata e Tiranës, që nuk është vendim gjykate, por fotografim i regjistrimeve të fundit që kanë ndodhur në regjistrin e partive politike, në zërin përkatës të PD. Veprime që kanë ndodhur në vitin 2018. KQZ nuk ka tagër që të ndajë çështjen e legjitimitetit. KQZ merr vërtetimin, kryen një procedurë burokratike dhe regjistron atë që ka dërguar vërtetimin. Kështu që, çështja e legjitimitetit, e njohjes apo mosnjohjes, është ngritur në premisa jo të sakta, u përket më shumë mediave, ndoshta edhe publicitetit të asaj pjese të PD, që duke mospasur mbështetje të anëtarësisë, as të strukturave, vazhdon dhe mbështetet në çështje të shpikura legjitimiteti. Nuk ka njohje apo mosnjohje të PD në radhë të parë dhe të Komisionit të Rithemelimit si organ ekzekutiv i saj i vetëm i mandatuar nga Kuvendi i demokratëve, nga ana e KQZ. Nuk ka tagër që ta bëjë kurrë këtë gjë KQZ".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...