Meta: Të shpallësh 'non grata' një zonjë të nderuar si Liri Berisha, është tërësisht e papranueshme

E Enjte, 03 February 2022 22:16

 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e Antony Blinken për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Kreu i shtetit tha se vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit është i padrejtë.

Ai theksoi se është e papranueshme që një zonjë e nderuar e cila nuk ka lidhje me politikën, por ka qenë në shërbim të fëmijëve në nevojë, znj.Liri Berisha, të shpallet non grata.

"Nuk do të isha mërzitur fare nëse SHBA dhe BE do të shpallnin "Non Grata" Monika Kryemadhin pse dogji mandatet. Por të shpallësh "Non Grata" një grua të shkëlqyer, të nderuar dhe që nuk ka lidhje me politikën, por vetëm në shërbim të fëmijëve në nevojë, si Liri Berisha, është tërësisht e papranueshme", u shpreh Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...