Dënimi i Tahirit, Kryemadhi: Kemi një drejtësi të vonuar, ideatori dhe urdhëruesi kanabizimit Edi Rama

Premte, 04 February 2022 18:40

 

Në Report TV, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar mbi vendimin e gjykatës për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa e cilësoi vendimin për Saimir Tahirin një drejtësi të vonuar, ajo tha se ideatori dhe urdhëruesi i kanabizimit të Shqipërisë është Edi Rama. Po ashtu Kryemadhi tha se nuk ndjehet mirë për asnjë shqiptar qe dënohet megjithëse theksoi se kanabizimi i vendit ishte një nga pikat që solli dhe ndarjen e LSI me PS.

‘Mendoj që sot për mediat dhe ndoshta dhe për klasën politike mund të jetë shumë interesant lajmi për dënimin e zotit Tahiri. Sigurisht vjen një dënim pas një kohe shumë të gjatë pas një denoncimi të 7 apo 8 viteve më përpara. Duke pasur parasysh menjëherë pas 2016 një nga pikat kryesore të shkëputjeve qëkur kemi qenë në qeveri me PS ka qenë cështja e kanabizimit. Ka qenë një nga pikat e shkëputjes dhe të ndarjes.

Sot, ne kemi një drejtësi të vonuar. Por ajo që është më e rëndësishme nuk është burgu i Saimir Tahirit apo dënimi Saimir Tahirit sesa kush është ideatori apo urdhëruesi i Saimir Tahirit. Ne jemi koshientë që të kanabizosh një vend të tërë dhe ta kthesh në një nga pikat më problematike të drogave të rënda të gjithë rajonit. Nuk mund të bëhet thjesht me urdhër të një ministry që e adhuronte shefin e tij, që ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Të jemi të sinqertë, mua nuk më vjen mirë, që të shikoj asnjë shqiptar në burg. Por thirrja ime është për të gjithë ne për mediat dhe klasën ne nuk duhet të ndjejmë kënaqësi sesi qeveritarët në burg por duhet të ndjejmë kënaqësi sesi sistemi nuk lejon që qeveritarët të shkelin ligjin të jenë arbitrar të jenë arrogant përpara ligjit’.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...