Artan Hoxha: Saimir Tahiri di shumë për ata dhe për atë atje lart. Ka kohë të vendosë nëse do të rrëfehet apo jo

Premte, 04 February 2022 21:14

 

Tashmë Saimir Tahiri ka kohë të mjaftueshme për të vendosur se çfarë do të bëjë, do të rrëfehet apo do të pranojë fatin e tij…” Kështu shprehet ndër të tjera në një reagim pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm gazetari Artan Hoxha. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se dihet tashmë që Tahiri di shumë gjëra për “ata dhe për atë atje lart” pasi si krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama ai ka parë shumë gjera. Por, shton gazetari, tashmë atij i mbetet edhe t’u mbijetojë qelive të burgut ku, sipas tij, do të jetë 24/24 nën kontrollin ” e atyre atje lart.”

 

ARTAN HOXHA NË FACEBOOK

 

Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa….” Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli… Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte..
Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera, ka degjuar shume gjera te tjera, ka rregjistruar dhe administruar shume prova. Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte… Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte. Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij…

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...