Ndryshe nga Yuri Kim, Soreca nuk shpall fitore për dënimin e Saimir Tahirit

Hënë, 07 February 2022 12:51

 

I pyetur mbi dënimin e Saimir Tahirit, Luigi Soreca u përgjigj se nuk preferon të komentojë mbi procese që nuk kanë përfunduar.

 

Megjithatë Ambasadori i BE-së në Tiranë u shpreh se vendimet e fundit të Gjykatave janë sinjal i mirë për drejtësinë.

 

“Ju nuk e dini që nuk e kam zakon të bëjë deklarata për procese që nuk kanë përfunduar, por mund të them që duke parë disa nga vendimet e fundit të gjykatave shihet pavarësi në sistemin gjyqësor.

Shohim shenja të mira të progresit, puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve. A është kjo e mjaftueshme? Jo! Ne presim akoma më shumë nga institucionet që janë të përfshirë në sistemin e drejtësisë.” – u shpreh Soreca, ndryshe nga Yuri Kim, e cila shpalli fundin e pandëshkueshmërisë me dënimin e Tahirit, siç mund ta lexoni në lajmin më poshtë.

Ndoqën gjyqin e Tahirit që prej seancës së parë, vjen reagimi nga ambasadorja e SHBA: Nuk ka më pandëshkueshmëri!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...