'Mprehni sfurqet'/ Meta shpjegon kontekstin e deklaratës që bëri para 25 prillit

Hënë, 07 February 2022 20:31

 

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar kontekstin e disa deklaratave të bëra prej tij para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i shtetit tha se deklaratat si 'Mprehni sfurqet', 'një votë po u prek, do pritet një dorë', janë metafora që nuk duhet të merren në konsideratë nga Gjykata Kushtetuese.

Meta tha se fushata ishte e tensionuar dhe për të parandaluar tensionet, shtoi ai, në cilësinë e presidentit vuri në lëvizje autoritetet për të parandaluar incidentet.

"Deklaratat si 'mprehim sfurqet', 'regjimit po i vjen fundi', 'një votë po u prek, do pritet një dorë', këto janë shprehje metaforike.

Metaforat do të ishin objekt interesant për letrarët dhe jo për Gjykatën Kushtetuese.

Fushata pati tensione dhe situata provokative, një situatë kaq të rëndë ishte vetëm presidenti i cili mbajti qëndrime për të vënë në lëvizje institucionet për të vënë në lëvizje autoritetet të parandalonin tensionet.

Termi sfurqe është përdorur referuar një ngjarje që dikur ka ndodhur në 99…”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...