'I thashë jo ministër të Brendshëm'/ Meta zbulon bisedën me Ramën për Tahirin: Kryeministri e përdorte për shantazh

Hënë, 07 February 2022 22:22

 

Presidenti Ilir Meta tha në emisionin Çim Peka Live në Syri TV se kishte qenë kundër emërimit të Saimir Tahirit ministër i Brendshëm, në vitin 2013.

Meta zbuloi bisedën me Ramën kur kishte refuzuar emrin e Tahirit për qëndrimet e tij militanteske dhe përplasjet që shkaktonte me opozitën.

 

Kreu i shtetit tha se Rama e përdorte Tahirin për shantazhe ndaj personave të tjerë.

"S'kam pasur asnjë konflikt me Tahirin. Por i kam thënë dhe Edi Ramës, vendose ku të duash, nuk mund t'ia imponoja, por i thashë që jo Ministër të Brendshëm pasi është shumë militant, shumë emocional dhe do të futet në konflikte dhe me opozitën. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera edhe për një arsye tjetër. Ai pretendonte që të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës. Pastaj problemi që kishte Ministria e Brendshme, kanabizimi dhe ne i kemi denoncuar. Rama e përdorte për të shantazhuar persona të tjerë. Kur donte ta hiqte, në fakt kur iu kërkua ta hiqte, ma bëri sikur po më bënte një nder mua”, u shpreh presidenti Ilir Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...