Manjani: Nuk shkarkohet presidenti pse flet. Meta s'ka shkelur Kushtetutën e as ka kryer krim

Tuesday, 08 February 2022 17:12

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkarkojë presidentin Ilir Meta pse ai ka folur.

Në një postim në Facebook, Manjani thekson se kreu i shtetit shkarkohet kur shkel rëndë Kushtetutën ose kryen krim.

"Kur presidenti flet, padyshim keq, nuk do të thotë se shkel Kushtetutën. Aq më pak kryen krim", thotë Manjani.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë në konsideratë parësore raportin kushtetues President-Parlament dhe raportin President- Kushtetutë, jo detyrimisht raportet politike të Ilir Metës me Edi Ramën, Lulzim Bashën, Sali Berishën apo Monika Kryemadhin.

Personalisht nuk kam asnjë dyshim që sjellja publike e Ilir Metës si President lë shumë për të dëshiruar. Konfuze dhe kakofonike. Kontradiktore në ekstrem. Tjetër gjë shkruan dhe tjetër gjë thotë në publik.

Disa veprime zyrtare, si fjala vjen shtyrja e zgjedhjeve vendore, i ka justifikuar keq dhe shumë keq.

Po kur vjen puna tek raporti Parlament-President apo President-Kushtetutë, arsyetimi është më madhor sesa kaq.

Duhet ndarë Ilir Meta nga Presidenti. Dhe Presidenti nuk shkarkohet pse flet. Presidenti shkarkohet kur shkel rëndë Kushtetutën, ose kryen një krim. Kur presidenti flet, padyshim keq, nuk do të thotë se shkel Kushtetutën. Aq më pak kryen krim.

Personi president mban përgjegjësi publike për atë që flet. Por kjo është tjetër gjë.

Nga ana tjetër as Parlamenti nuk është në më të mirën e moralit publik. Ca më keq akoma është në dhunim permanent të Kushtetutës së vendit. Shkelësi i Kushtetutës nuk mund të kërkojë kushtetushmëri.

Ndaj them që Gjykata duhet të shohë raportin kushtetues dhe jo detyrimisht personat që gjenden në ato funksione, që ndoshta s’meritojnë të jenë, por janë aty për arsye politike. Këtë mendim kam patur dhe kam ende për këtë çështje

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...