Koalicioni për 6 marsin,’ Kryemadhi: Nuk është midis Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit por midis LSI dhe Komisionit të Rithemelimit

Tuesday, 08 February 2022 19:50

 

Koalicioni i 6 marsit nuk është thjesht midis Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit por midis LSI dhe Komisionit të Rithemelimit. Kështu u shpreh në një intervistë për Euroneës Albania, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. sipas saj, Komisioni i Rithemelimit nuk përfaqëson thjesht Sali Berishën por një pjesë të mirë të Partisë Demokratike dhe 11 deputetë janë pjesë e saj. Ajo tha se zgjedhjet e 6 marsit, do t’i shërbejnë demokracisë për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin.

 

Bruna Çifligu: Përsë vendosët të ndihmoni Sali Berishën kur ju nuk do të keni kandidatët tuaj në këto zgjedhje?

‘Në fakt një nga problemet më të mëdhaja me mediat apo me gazetarët kërkojnë gjithmonë ta unifikojnë çështjen midis dy personave. Unë nuk mendoj që është kështu. Nuk është midis Monikës dhe Sali Berishës sesa më shumë ka të bëjë çfarë përfaqëson komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk është vetëm Sali Berisha. Normal që Sali Berisha mund të jetë ideatori apo nxitësi por rithemelimi janë 11 deputetë.
Mungesa e përballjes me të vërtetën brenda Partisë Demokratike të një grupi të vogël është një histori që ne si LSI bashkohemi me çdo grupim që kërkon demokratizimin e demokracisë shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit janë një element që i kanë dhënë shansin jo vetëm opozitës por dhe qytetarëve që të zgjedhin 6 kryetarë bashkie me votë të lirë. Duam apo sduam zgjedhjet e 30 qershorit ishin zgjedhje moniste’.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...