Berisha: Basha mban vulën dhe ndërtesën e PD me policinë e Ramës, se është peng i tij

E Enjte, 10 February 2022 18:02

 

Nga Vora, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të votojnë kandidatët e koalicionit "Shtëpia e Lirisë".

Gjatë takimit me me demokratët ku prezantoi kandidatin e koalicionit opozitar, Lulzim Vrana, Berisha tha se Basha mbajti logon dhe vulën me policinë e Edi Ramës.

 

"Ajo që duhet të ishte opozitë vigane dhe të qëndronte në mbrojtje të interesave tuaja dhe të shqiptarëve, na doli një kallp opozitë, një opozitë false, opozitë pazaresh dhe marrëveshjes së fshehta dhe opozitë turpi. Arrin problemi që sot ai që ju 8 vite me radhë e mbështetët nga mëngjesi e deri në darkë, derdhët lumenj djerse për ta parë kryeministër, sot ai mban logon dhe vulën me policët e Edi Ramës. Mendon se do të mashtrojë qytetarët të votojnë për shkak të logos kandidatin e tij. Çdo qytetar e ka të qartë tashmë si drita e diellit se Lulzim Basha kurrë nuk mund të përballet me Edi Ramën, sepse ai mban logon, vulën, ndërtesën vetëm me policinë e tij, sepse ai është peng i tij", u shpreh Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...