Meta për Bashën: Lulzimi shërbëtori më i devotshëm i Ramës

E Enjte, 10 February 2022 22:34

 

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ishte presidenti Ilir Meta, i cili foli për zgjatjen e mandatave të organeve të vetingut sot në parlamentin shqiptar.

Meta, ironizoi qëndrimet e kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me këto votime.

Ai u shpreh se 'Lulzimi ndërron shumë faqe' dhe se ai është 'shërbëtori më i devotshëm i Edi Ramës'.

"Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron.

Për fat të keq në bindjen time të plotë Basha është shërbëtori me i devotshëm i Edi Rames, për kapjen e shtetit dhe reformës ne drejtësi. Basha është ne thelb një politikan absurd, pa koherencë.

Çdo humbje e Lulzim Bashës, ai e shpall si fitore. Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe në këtë vend, ai hodhi ne erë pluralizmin politik në këtë vend.

Ai, dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura të Edi Rama.

Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit", sqaroi presidenti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...