Lubonja: Reforma në drejtësi ka dështuar! Basha është i kapur

Premte, 11 February 2022 20:47

 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, komentoi vendimin e Kuvendit për shterjen e afateve të vetingut.

Sipas Lubonjës, reforma në drejtësi është një dështim dhe tha se ka një mungesë koherencë nga Lulzim Basha. Lubonja solli në vëmendje faktin që Basha nuk zgjodhi të votonte miratimin e vetingut, ndërsa votoi shtyrjen e saj.

“Vetingu ishte një proces i turpshëm i Edi Ramës me ndërkombëtarë të korruptuar. Ato ligjet e vetingut nuk i ka aprovuar Basha, atëherë kur i aprovoi Meta. Basha aprovon tani shtyrjen e vetingut. Jemi në regjistra të ndryshme. Vetingu është bërë keq, në mënyrë selektive dhe kemi provën. Vetingu bëhet të ketë një drejtësi, një SPAK ku të mos kemi më kamikazë të partisë në pushtet, por drejtësi të pavarur. Të gjitha këto tregojnë që procesi i vetingut ka qenë për të pastruar organet e drejtësisë nga ata që nuk ishin të kontrollueshëm nga PS.

Ky është dështimi. Këtë dështim është problemi që duhet ta paraqesim si sukses. Padyshim kjo i intereson Edi Ramës. Por për fat të keq, i intereson dhe ndërkombëtarëve që kanë derdhur paratë e taksapaguesit. Me zgjatjen e vetingut derdhen edhe 20 milion të tjera. Këta janë lobistë të qeverisë, sepse marrin rroga dhe u intereson të mos thonë që dështoi.

Basha bëhet pjesë e këtij spektakli. Pse u bë pjesë? Disa thonë që e pa që s’u bë dot kundra ndërkombëtarëve, e tani duhet bëhet me ta sepse kështu Amerika të mbështet e të sjell në pushtet. Në pushtet të sjellin shqiptarët. Amerika e ka zgjedhur për opozitë të urtë në parlament, jo për ta bërë kryeministër. Kryeministrin e kanë aty dhe e mbështesin.

Kjo ishte provë e një opozite të kapur. Unë pres një opozitë që thotë çdo ditë që kjo reformë në drejtësi është e dështuar. Kjo na çon në mbrojtjen e qytetarëve nga një parti në pushtet, që do ta përdorë drejtësinë për të sunduar gjithnjë e më shumë. Nëse është bashkëpunëtore edhe ambasada amerikane, edhe BE, denonco edhe ato sepse kështu të mbështesin shqiptarët, nëse do të ishin politikanë të ndershëm, nuk kishte Amerikë, Rusi e Kinë që të mos i bënin të mos votonin. Ata pse kanë probleme bëjnë sikur janë me Amerikën. Edhe Berisha edhe Meta e kanë mbështetur në të kaluarën reformën në drejtësi. Ata kanë 1 mijë mëkate, padyshim. Ato 7 ligjet e famshme që u bënë në mënyrë të njëanshme, sepse në fund reforma në drejtësi ashtu siç u bë, e deri kur u votua nga të gjithë, me rezervat dhe kontrollet që janë bërë në Venecia ishin një pushtet i kontrolluar. Kur Rama bëri ligjet e veta fut Metën president. PD nuk e firmosi. Tani nuk firmos bazën dhe firmos shtyrjen e vetingut. Si ka mundësi? Ata janë shumë të vetëdijshëm që reforma në drejtësi është dështim. Mbi kurriz e kanë ata të parët reformën në drejtësi”, tha Lubonja.

Lubonja e cilësoi reformën në drejtësi si një shou nga kryeministri Edi Rama.

“Unë jam i tezës që kur nisi, ajo nisi me instrumentalizim të ndërkombëtarëve nga Rama, me idenë që do bëhej si në Kroaci, por ishte një spektakël për të mbuluar realitetin, ku janë përfshirë të huajt në projektin e tij për çlirimin e shqiptarëve nga e keqja. Shikoni Tiranën si është sot. Erdhi me premtimin për rikthimin e identitetit. Edhe reforma në drejtësi kështu ka nisur. Jam shprehur se kjo është një drejtësi për t’u kapur. Mendimi im sot që edhe ndërkombëtarët janë bërë pjesë e kësaj nga Rama, pjesë e këtij projekti, sepse kanë derdhur paratë. 20 vite në Afganistan si e mbuluan? S’na e priste mendja që ishte Amerika atje dhe erdhën afganët me çifte e morën. Pse u mbajt 20 vite? Po u mbajt për atë propagandën dhe paratë që merreshin. Bota është interes dhe këto interesa shfrytëzohen. Ky është problemi për mua”, theksoi analisti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...