Parashikoi pazarin Rama-Basha/ Bylykbashi: Më 10 shkurt doli në dritë edhe çmimi

Hënë, 14 February 2022 13:04

 

Deputeti Oerd Bylykbashi, i cili kishte parashikuar 5 muaj më parë pazarin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për vetingun, reagoi sërish duke theksuar se më 10 shkurt, pazarit i doli në dritë edhe çmimi.

"Më jep kalin e vetingut, të të lë gomarin e reformës zgjedhore e territoriale për xhiro në oborr.

Në fillim të tetorit 2021, denoncova pazarin që Rama i ofronte Bashës: më jep zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut, të të jap reformën territoriale.

Basha reagoi sikur i shkela bishtin. “Me kë ke kontaktuar ti Oerd për këtë ofertë?” Ishte pyetja që e tradhëtoi njësoj si ai që kthehet tek vendi i krimit.
Marrëveshja ka ndodhur herët, por në shtator e tetor filloi përpjekja për ta shitur atë pazar të ulët si një përpjekje për të bërë reforma të mëdha, si bukë dhe cirk për të fshehur krizën.

Më datë 10 shkurt 2022 me votimin e përbashkët të Ramës dhe Bashës, pazarit i doli në dritë edhe çmimi.

Pa ndryshuar sistemin zgjedhor, gjithçka mbetet një pazar që opozitës nuk i vlen," shkruan Bylykbashi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...