Data 14 shkurt njihet dhe festohet në mbarë botën si festa e të dashuruarve,por dita e sotme do te mbahet mend si takimi madhështor i rinisë vizionare ne Lushnje.
Takimi ne te cilin mbizoteroi shpresa dhe u hodhen themelet per nje te ardhme me te mire. Puna per te bindur rinine per te shkuar ne drejtimin e duhur ka kohe qe ka nisur dhe sot ishte finalizimi i saj. Figura e shquar apo simboli i demokracise, Profesor Doktor Sali Berisha,ishte ai i cili me fjalimin e tij arriti te zgjonte frymen e shpreses edhe tek mbeshtetesit pesimiste te cilet jane peng i keqeqeverisjes. Pjesmarrja ishte masive dhe teper entuziaste. Kandidati per Bashkine e qytetit z.Elton Bano ka arritur te fitoje zemrat e rinise duke pasqyruar karakterin e tij te vendosur per ndryshim. Programi i tij prej 9 pikash eshte bashkekohor dhe do te zgjidhe problemet reale te qytetit duke grisur fasadat e genjeshterta.Ky takim u udhehoq nga vete te rinjte ashtu sic do te udheheqin edhe te ardhmen ne bashkepunim me kryetarin e ardhshem te Bashkise z.Elton Bano. Te rinjte jane filiza te se ardhmes, le ti mbajme ne kopshtin e tyre.