Berisha: Logoja që duhet votuar më 6 mars është 'Shtëpia e Lirisë'

Tuesday, 15 February 2022 12:18

 

Nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berishës, në njësinë Ana e Malit në Shkodër:

Berisha: “Në këtë betejë ne përballemi si me qeverinë e Edi Ramës, që nuk njeh asnjë rregull për sa i përket votimeve dhe zgjedhjeve, por përballemi tani edhe me “kallpin” - Lul Bravën, të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë.
Ju, 30 vjet keni votuar mbi logon e PD-së, kurse tani votimi nën logon e PD-së është votë e humbur, sepse ia ka dhënë Lul Bravës me policë dhe me gjykata ndaj të gjithë ju dhe të gjithë të afërmit tuaj, jeni shumë të lutur ta keni të qartë se logoja që duhet votuar më datën 6 mars, është logoja e Shtëpisë së Lirisë dhe kandidati Bardh Spahia - një djalë, bir i kësaj treve, i një familjeje me traditë të shkëlqyer, i një mjeku humanist i madh dhe qëndrestar i madh dhe që gjatë kohës (sepse sëmundja e mori, por vendit i bëri shërbime të mëdha, qoftë në anëtarësimin e Europës, qoftë në procese të tjera) unë iu tregoj ju se Bardh Spahia do të tregojë të gjithë ndjeshmërinë dhe respektin për të ndryshuar jetët tuaja".

 

 

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Berisha deklaroi se kandidatët i janë lënë në dorë të anëtarësisë për t’u zgjedhur me qëllim që ata ‘nesër’ të japin llogari.

 

Berisha tha ndër të tjera se ai bëri në 3 muaj me primaret atë që Basha nuk bëri në 8 vite. Ai u zotua më tej se në zgjedhjet e ardhshme do zgjedhin vetë qytetarët se kush do kandidojë.

“Ne nuk i nxorëm vetë kandidatët. Ia lamë anëtarësisë për të zgjedhur kandidatët. Kishte vetëm një qëllim, që të ndjehen të detyruar para jush, të japin llogari para jush, që të vijnë të mbajë premtimet që u kanë dhënë. Lul Brava 8 vite tha do ta bëj dhe nuk e bëri asnjëherë. Ne e bëmë për 3 muaj. Premtojmë që herën tjetër primaret do jenë shumë më të plota. Qytetarët do të votojnë vetë për të zgjedhur se kush do të kandidojë për kryetar bashkie", tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...