Rama hakmerret kundër ‘5 Majit’, do të prishen dhjetëra shtëpi të tjera

Tuesday, 15 February 2022 14:03

 

Qeveria ka zgjeruar hartën për projektin e rindërtimit te 5 Maji, duke rritur kështu numrin e banesave që do të shemben. Zgjerimi i hapësirës ku do të ndërtohet lagjja e re pritet të prekë më shumë banesa. Ky vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave më 9 shkurt 2022, duket se vjen si një hakmarrje e kryeministrit Rama pas takimit të tij të tensionuar me banorët e 5 Majit në ambientet e parlamentit

Takimi i tensionuar i Edi Ramës me Nëna Lizën duket se i ka shtuar inatin kryeministrit me banorët e “5 Majit”, të cilët po protestojnë prej javësh kundër projektit që u prish shtëpitë e tyre, me një kundërshpërblim larg vlerës së tregut.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në 9 shkurt 2022 një vendim, i cili shton numrin e banesave që pritet të shkatërrohen në zonën periferike të Tiranës. Sipas dokumentit të nënshkruar nga Rama, qeveria ka vendosur të shtojë hapësirën që do të përfshihet në “Projektin e Rindërtimit” në Njësitë Administrative 4 dhe 8.

Në 31 janar 2020, vetëm pak javë pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, qeveria miratoi hartën, e cila përfshihej në “Zonën e re për Zhvillim në Njësitë 4 dhe 8”, sipas shënimit me ngjyrë të kuqe. Dy vjet më pas, qeveria vendos të zgjerojë hartën e ndërhyrjes, sipas shënimeve me të verdhë.

Ky ndryshim shton numrin e objekteve private që pritet të rrafshohen nga fadromat e Bashkisë së Tiranës. Vendimi më i fundit qeveritar përcakton si strukturë përgjegjëse për zbatimin e projektit të rindërtimit kompaninë “Tirana DC”.

“Tirana DC” është një kompani kontroverse publike, e krijuar nga Bashkia e Tiranës në tetor 2020 për administrimin e pronave publike në kryeqytet. Përfshirja e saj në “Procesin e Rindërtimit” shton më shumë pikëpyetjet mbi qëllimin e vërtetë të planit shtetëror për zonat e Njësive 4 dhe 8 që preken nga prishjet e banesave dhe godinave të tjera private.

“Tirana DC” ka si objekt të veprimtarisë së saj, ndër të tjera, edhe “Realizimin, krijimin, zhvillimin, menaxhimin dhe shitjen e projekteve e pasurive”. Përcaktimi i saj si Njësi Zbatimi për projektet zhvillimore në zonën 4 e 8 forcon dyshimet e ekspertëve të ndryshëm se “Rindërtimi” në fakt po fsheh planet e Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për ngritjen e komplekseve private.

Kjo tezë është përmendur shpesh nga banorët protestues të zonës së “5 Majit”, të cilët akuzojnë qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës që po u prish shtëpitë për të ndërtuar godina për klientë të tyre

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...