Berisha dhe Muka takim me strukturat e PD në Shkozet: Ne jemi opozita e vërtetë

E mërkurë, 16 February 2022 17:31

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha bashkë me kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për bashkinë Durrës kanë zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në zonën e Shkozetit.

‘Kam një kënaqësi të veçantë kur takoj drejtues dhe anëtarë të strukturave të PD, jo vetëm se jemi në një familje, por sot ne më shumë se kurrë në 30 vite, jemi në mision.
Ne jemi më të fortit dhe të pamposhturit. Të tillë jemi ne sot në misionin tonë, me të cilin 30 vite më parë rrëzuam diktaturën, kurse sot kemi përballë narkoshtetin, i bazuar në krimin dhe drogën që po e shkatërron këtë vend dhe qenien shqiptare.

Ju jeni dëshmitarë se çfarë shprese ngjallët ju me ‘Foltoren’ për tu ngritur në këmbë, si opozitë e vërtetë. Vetëm opozita e vërtetë fiton mbi një regjim, siç është qeveria e Edi Ramës.

Kam kënaqësi të madhe që gjej strukturat e PD, më të vetëdijshme se kurrë për misionin e tyre të jashtëzakonshëm në këtë kohë dhe proces zgjedhor’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në takimin me strukturat e PD.

Gjatë fjalës së tij, kandidati Muka u shpreh se qytetarët do të jenë ata që do vendosin në bashki.

‘Mund të jem një përfaqësues i denjë në bashkinë e Durrësit. Ne të gjithë bashkë do t’ia dalim që më 6 mars, t’ia kthejmë bashkinë qytetarëve. Ka një kryetare bashkie që është manekine, që merr urdhra nga Tirana dhe nga Vangjushi’, tha Ardian Muka, kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për bashkinë e Durrësit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...