Berisha: SPAK dhe hetimi parlamentar duan të varrosin aferën e inceneratorëve! Do ngrihemi në protesta

E Enjte, 17 February 2022 11:15

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se SPAK dhe komisioni hetimor parlamentar duan të varrosin aferën e inceneratorëve. Ai bëri thirrje që qytetarët të ngrihen në protesta.

“Ajo që po ndodh në këtë parlament është rast unik në historinë e një parlamenti. Është tragjike. Këtu përdoret në mënyrën më të papranueshme korrupsioni si mburojë. Ky parlament degradon çdo ditë e më shumë. Këtu krijohen komisione në vend që të përdoren për transparencë, përdoren për luftë të brendshme, brenda mazhorancës.

 

Një ditë, këta nxjerrin nga komisioni ministrat. Pas tre ditësh, palët në përleshje të brendshme, nxjerrin Lal Plehun. Gjithçka tregon se nuk është problemi për të bërë transparencë për ju të dashur qytetarë, por problemi është për zhvilluar luftë të brendshme dhe për ta përdorur korrupsionin si mburojë apo si çomange për të goditur tjetrin”.

 

 

“Janë dy hetime: një hetim parlamentar dhe një i SKAP-it. Të dyja përpiqen që të varrosin çështjen. Ju sjellin ju konfuzion me Gugale dhe stër-Gugale e me Zoton e të tjerë. Gjithçka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës dhe me nxitjen e don Agaçit. Kjo aferë është monstruoze.

 

Kjo aferë do zgjidhet vetëm nga qytetarët shqiptarë. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të përgatiten për protestat më të fuqishme për të shpartalluar këtë vjedhje të zezë vjedhjesh dhe korrupsioni dhe këtë përpjekje për të mbuluar këtë aferë, më të madhen të zbuluar deri më tani, por që është vetëm një e dhjeta e aferës së Portit të Durrësit. Në këtë aferë, Edi Rama në konsent me Lulzim Bravën, kanë stisur plaçkitjen dhe grabitjen e 810 mijë metër katror. Kanë larguar dhe po larguar, po lënë Shqipërinë pa porte. Po e kthejnë në marinë. Shëngjini është shndërruar në Portin Luca. Vetëm protesta e qytetarëve do jetë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...