Çmimi i naftës/ Meço: Bizneset e peshkimit drejt falimentit, subvencionet janë përralla me mbret!

E Enjte, 17 February 2022 21:47

 

Përfaqësuesi i biznesit të peshkimit Divjakë Juli Meço tha në MCN Live se dhjetëra punonjës po shkojnë drejt falimentit si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

Meço u shpreh se biznesi i peshkimit është braktisur nga shteti duke i konsideruar subvencionet si përralla me mbret që nuk ekzistojnë.

Përballemi me një karburant që e marrim 200 lekë litri. Jemi bërë t’i kthehemi kohës së dikurshme me palluqe, është një lloj druri që shtyn varkat. Kemi bërë thirrje në çdo instancë shtetërore, s’ka asnjë përgjigje. Ne nuk shkojmë dot te mjetet tona, s’dalim dot në det. Peshkimi duke qenë se gjuhet me njerëz që s’kanë licencë, s’kanë si ta autorizojnë se ku e kanë kapur këtë peshk dhe ku do ta shesin. Jemi rreth 12 mjete lundrimi. Jemi drejt falimentimit. Kemi kohë që i kemi nxjerr mjetet nga deti. Jemi të braktisur nga shteti. Nuk e di për çfarë flet ministrja! Nuk kujtohen a jemi gjallë apo vdekur. Për ne shteti nuk ekziston fare. Kemi marrë kredi. Ca janë këto subvencionime që dëgjojmë, janë të rralla, duken si përralla me mbret. Drejt falimentit po shkohet, janë rreth 20 të punësuar”, tha Meço.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...