Presidenti Meta: Angazhimi im në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit. Të mos harrojmë kurrë…

Premte, 18 February 2022 18:33

 


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përsëritur thirrjet e tij se shumë shpejt do të rikthehet aktiv në politike dhe kjo do të ndodhë menjëherë sapo të përfundojë mandatin e tij si President në 24 korrik.

 


Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se angazhimi i tij në të ardhmen do të jetë për të rikthyer sovranitetin e popullit shqiptar. Ndërsa kujton edhe shprehjen e juristit Ledi Bianku.

 

“Angazhimi im në të ardhmen do të jetë në radhë të parë për rikthimin e sovranitetit të popullit të Shqipërisë.

Të mos harrojmë kurrë atë që tha më 2 Mars, Ledi Bianku, një nga juristët më të shkëlqyer të Shqipërisë: “Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë.””, shkruan Meta.

Në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme, kreu i shtetit ndër të tjera u shpreh: “Unë pa beteja nuk jetoj dot. Por jane beteja te drejta. Jam krenar, që kam pasur koherencë në të gjitha vitet e mia në politikë, ndaj integrimit , ndaj sovranitetit dhe integritetit të vendin tim.

 

Kushtetuta i bashkon të gjithë, pavarësisht origjinës dhe fesë që kemi.

Për mua ajo që mbetet e shenjtë është Kushtetuta.

Problemi kryesor për mua ka qenë dhe ngelet opozita e cila ka qenë inekzistente, por këtu nuk mund të lë pa faj maxhorancën kur nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...