Afera 430 mln euro e inceneratorëve, Malltezi: Vjedhje masive. Rama e Basha të implikuar, SPAK nuk guxon t’i thërrasë

Premte, 18 February 2022 20:26

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Jamarbër Malltezi, në një intervistë me Skype në emisionin Ora 19:00 në Syri TV të moderatores Juli Krisafi, ka komentuar aferën 430 milionë euro të inceneratorëve.

Malltezi theksoi se në këtë aferë është bërë vjedhje masive. Ai shtoi se Rama dhe Basha janë të dy të implikuar, duke vënë n♪7 dukje se SPAK duke qenë nën urdhërat e Edi Ramës, nuk guxon t’i thërrasë dhe as hetojë.

“LSI nuk u pranua në Komisionin Hetimor, sepse ka denoncuar. Luan Baçi nuk u pranua në Komision dhe kjo është e turpshme. Alqi Bllako nuk u mor në pyetje në Komision. Besoj kemi grup të strukturuar kriminal që vjedh e së paku ka shpërdorim masiv detyre. SPAK po punon me piceta. SPAK nuk guxon të thërras Edi Ramën, minimum ka shpërdorim detyre. Kujtojmë se për shpërdorim detyre kemi në burg Thoma Gëllçin, kemi kryebashkiakun e Lushnjës. Janë 15 milionë euro pa tender, është kompania e Bashës dhe e Ramës, e kjo e fundit është nën pronësi të Klodian Zotos.

Rama dhe Basha po vjedhin pa tender fare. Vjedhja është masive e nuk ndihet as Komisioni e as SPAK. Është aferë ku është përfshirë Basha dhe Rama, janë të dy bashkë. 15 milionë euro pa tender është çmenduri, sepse ligji e ka se për një shumë kaq të madhe, duhet tender i hapur ndërkombëtar. E pakta është shpërdorim detyre, nuk kanë thirrur Luan Baçin dhe as LSI-në. SPAK e Komisioni duket se janë të kapur. SPAK është kapur nga Rama e nuk guxon të thërrasë e hetojë.

Që ka shkelje këtë e kupton edhe një student i vitit të tretë në Juridik. SPAK po bën ballo me maska. Zoto ka hotel të madh në mes të Tiranës dhe ka zyra te Sky Touer, ku është pare teksa hyn edhe Arben Ahmetaj. Lefter Koka ka pasur aferë 1 përqind sa këta e u kap e këta nuk kapen. Këtu koka është Rama, Alqi Bllako është përfshirë deri në fyt, babai i tij noton në para e vëllai i tij, me paratë e inceneratorëve blejnë të gjitha mediat. Syri TV nuk ka pranuar para të koncensioneve dhe për këtë keni respektin e gjithë qytetarëve”, deklaroi Malltezi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...