Berisha thirrje qytetarëve të Durrësit: Të ndahemi nga regjimi i Ramës, ata duan vetëm të pasurohen

Saturday, 19 February 2022 16:43

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Manzës, i shoqëruar nga kandidati për kryetar bashkie i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë', Ardian Muka.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal te keqqeverisja e Edi Ramës në këto 9 vite, duke shtuar se shqiptarët sot janë më të varfër dhe si rrugë të vetme shohin largimin nga Shqipëria.

 

"Në vitet 2007-2014, 2013 popullsia në Shqipëri filloi të rritej nga viti në vit, filluan emigratët të kthehen. Jo se s'kishte probleme, por kishte shpresë. Kudo që të hedhësh sytë ky vend ka pasuri të mëdha, por janë politikat e mbrapshta kundër qytetarëve ato që bëjnë qytetarët të largohen. 8 vite më parë rrogat ishin më të lartat në rajon, sot janë më të ultat, sot rriten çmimet në stratosferë dhe njoftohen rritje të reja çmimesh", u shpreh Berisha.

 

 

Berisha kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit për kandidatin e koalicionit 'Shtëpia e Lirisë', Ardian Muka duke bërë thirrje për t'u ndarë nga regjimi i Edi Ramës.

 

"Nëse ne me votën sanksionojmë ndryshimin, të mbjellim shpresë këtë pranverë. Ju ftoj të ndahemi nga regjimi i Edi Ramës, regjim që ka interesa vetëm për pasurimin e qeveritarëve dhe të tij personalisht".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...