Berisha i përgjigjet Yuri Kim-it: Deklaratën e Guvernatores e shkroi Edi Rama, po shkelmon ligjet e SHBA

Hënë, 21 February 2022 18:03

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës që bëri sot ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, duke ndërhyrë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Nga Shkozeti ku takoi banorët i shoqëruar nga kandidati i opozitës për kryetar bashkie i Durrësit, Ardian Muka, Berisha u shpreh se deklaratën e 'Guvernatores' e ka shkruar Edi Rama.

 

Berisha akuzoi Kim se përfaqëson mafien e George Soros në Shqipëri, ndërsa shtoi se ambasadorja po shkelmon ligjet dhe parimet e SHBA.

"Edhe deklarata sot e Guvernatores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kurrkund hesapet. Mund të bëj shumë komente, por do t'u them vetëm një mesazh që më dërgoi një miku im gjuhëtar: Më thotë, Sali, unë e lexova atë deklaratë, është përkthim nga shqipja në anglisht dhe në shqip është stili i Edi Ramës. Është pikërisht ajo që kam thënë me kohë, ajo bën sekretaren ideologjike të PS.

Në fakt, e gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si Guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në proceset e brendshme elektorale dhe këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros, shkelmon mbi ligjet dhe parimet e vendit të saj të lirë dhe të Shqipërisë.

Të mos harrojmë se një nga qëllimet e mafies sorosiane është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët, këtë kurrë nuk do ta realizojë. Jo! Ne do të ecim të vendosur të votojmë të lirë, të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë. Të zgjedhim të lirë brenda partisë ata që duam, siç kemi zgjedhur Ardi Mukën, të zgjedhim të lirë qytetarët e parë dhe këshilltarët tanë me votën e lirë", u shpreh Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...