Berisha: Fati i keq i PD që pati për kryetar një politikan të dobët. Si e gënjeu Brava, Xhodën

Tuesday, 22 February 2022 19:09

 

Nga takimi me banorë të zonave Rrethina, Shalë, Shosh dhe Pult në Shkodër, lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë', për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Berisha tha se ishte fati i keq i PD që për 8 vite pati në krye një politikan të dobët.

Gjithashtu, Berisha tregoi edhe si e gënjeu Lulzim Basha kryetarin e degës së PD në Shkodër, Xhevdet Amuli, kur i premtoi se do ta kandidonte për kryetar bashkie.

"Në këto zgjedhje kemi edhe një kandidat tjetër. Kemi kandidatin e Lul Bravës, i cili absolutisht e shndërroi PD-në në një opozitë fasadë. PD pati fatin më të keq që 8 vite të ketë për kryetar një politikan së pari të dobët, nuk u bë kurrë i fortë. Lideri duhet i fortë, s'po them agresiv. Përndryshe nuk drejtojnë. Le t'i pyesim pak ata demokratë që akoma mendojnë ta mbështesin, a nuk kaloi ky nga humbja në humbje 8 vite rresht?

 

Shkodra 30 vite nuk gaboi në votimin e saj, e dorëzoi Shkodrën në 2019-ën, por e mbajti Voltana Ademi ç'është e vërtetë. Së dyti, ky zotëri u implikua në afera të rënda, dalin tani të gjitha. Më thotë një ditë një intelektual, me dhjetëra vepra të botuara, mbështetës i PD, "Sali, unë nuk po arrij ta kuptoj këtë njeri se si shkelmon veten e tij në këtë mënyrë". I them është shumë e thjeshtë, shkelmon sepse nuk është vetja e tij, është peng. Njeriu që s'është vetja e tij e diktojnë dhe i bëjnë ç'të duan.

I them këto për ndonjë që e mbështet. Po marr Xhodën (Xhevdet Amuli), i thotë, unë të vura në listë, por të hoqi Saliu, të hoqi doktori". Unë nuk isha marrë në mënyrë absolute asnjë minutë me listën. Xhodë, i thotë, do të të lë aty për kryetar bashkie. Ku është Xhodë? Ku të vuri ai ty për kryetar bashkie? Të gënjen njëherë mirë, por të të gënjejë për së dyti atëherë keni qejf që t'ju gënjejë. Askush s'mund të gënjejë. T'ju gënjejë Lul Brava ju? Të bashkohemi dhe të votojmë Bardh Spahinë. Edhe zotit Bushati i them s'të lidh asgjë me Lul Bravën. Mendo, sa më shpejt mbylle atë garë, kthehu midis PD dhe mos rri të bëhesh 'shoku Xhemal'. Se pas dy javësh bëhesh 'shoku Xhemal' pastaj", u shpreh Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...