Inceneratorët/ Artan Fuga ironizon hetimin parlamentar: Estradë

E mërkurë, 23 February 2022 10:07

 

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar punimet e Komisionit Hetimor parlamentar për inceneratorët, duke e krahasuar me estradën apo show televiziv. Fuga shkruan se komisioni ka dhuruar zbavitje dhe trishtim

POSTIMI
Mungonte hyrja e Kromwellit mbi kalë në komisionin mbi plehrat!

Komisioni hetimor për djegien e plehrave dje arriti kulmin e vet! Sa mirë kanë menduar pikërisht të na e shfaqin në televizion!

Zbavitje dhe trishtim i madh! Rast studimor i një komunikimi kaotik!

Gjithçka midis estradës, showt televiziv pas përfundimit të BB vip, fushatës elektorale të sforcuar për zgjedhjet e 6 marsit, garës “ciklistike” midis atyre që hodhën gaz mbi ata që shqepën xhamat me qysqi, konfliktit të interesit, sherrit mes deputetëve, sharjeve, fyerjeve, mungesës së respektit për institucionin e Kuvendit dhe për njeri tjetrin, dhe qershia mbi tortë kur Veliaj i thoshte kryetares së komisionit : “shefe Jori” dhe “gocë Samiu”, dhe kur zonja kryetare i kërkonte ta thërriste “zonja Tabaku” duke iu thënë dëshmuesve që talleshin se nëse e keni takuar, e njihni filanin dhe fistekun, a thua se këtu qendronte puna!

Asgjë e re veç atyre që ka nxjerrë media, dhe habia sesi njëri më pas habitej si Erionin nuk kishte ardhur SPAK-u ta arrestonte aty në sallë, a thua se aty mësoi SPAK-u ato që aty hidheshin dhe priteshin!

Imagjinoni se kanë menduar teatralizimin në maksimum: Një trokitje, një shkelm derës, dhe inspektorët e SPAK-ut vinin, tërhiqnin zvarrë Lalin nëpër dysheme nën kamerat televizive, dhe gjithçka do të hynte në histori si ato episodet kur Kromwelli hynte në parlamentin anglez dhe shpupuriste deputetët!

Dhe të gjitha këto nën emrin tonë si qytetarë që nuk ndërtojmë pallate!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...