Inceneratorët/ Kryemadhi: SPAK në test, topi në fushën e saj. Dosjet ia dërgova ambasadave

Premte, 25 February 2022 23:01

 

E ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur sërish për aferën e inceneratorëve. Teksa u pyet nëse lufta Rusi-Ukrainë mund të heqë vëmendjen nga kjo çështje ajo se kjo është e pamundur.

Sipas Kryemadhit, kjo do të ndodhte nëse sot nuk do të kishte një çështje të hapur dhe dosjet nuk do të ishin në SPAK.
Kryetarja e LSI tha se SPAK tashmë është në provë dhe bashkë me të e gjithë reforma në drejtësi për shkakun se LSI ka dorëzuar prova dhe fakte që janë të mjaftueshme për të dërguar prapa hekurave të gjithë zyrtarët që kanë shkelur ligjin.

‘Vëmendjen e luftës nuk do të kishte interes nëse dosjet nuk do të ishin në SPAK dhe nuk do të ishin të hapura. Tani nuk është më në telin prehës as Edi Rama, as qeveria dhe as politika është SPAKU. Tani është në test SPAK-u’.

Arian Cani: Ti po thua për SPAK-un sikur kjo të ishte një strukturë e pavarur dhe neutrale...
Monika Kryemadhi: Po nuk ka zgjidhje tjetër. Përndryshhe jo vetëm dështon SPAK-u nëse nuk con në fund procesin, dështon e gjithë reforma në drejtësi. Tani është SPAK-u ai që është në provë. Topi është në fushën e SPAK-ut. Topi nuk është më as në fushën e Edi Ramës, as në fushën e Parlamentit as në fushën e mediave. Në 3 mars bëhet një vit nga denoncimi publik i aferës së inceneratorëve që ka bërë Monika Kryemadhi. SPAK sot nuk mund të thotë sot që nuk kam cështje. SPAK nuk mund të thotë që unë nuk kam dokumente. SPAK ka katër padi të firmosura me fakte dhe me prova. Ne sot i kemi dërguar të gjitha ambasadave të gjithë dosjen me katër paditë të përkthyera. Sot janë në test reforma në drejtësi që u votua me 140 vota dhe janë test dhe donatorët e reformës në drejtësi që kanë paguar miliona euro dhe dollarë. Është Departamenti Shtetit është Bashkimi Europian’.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...