Berisha nga Shkodra: Ne jemi në revolucion paqësor demokratik me një synim më kryesor!

Saturday, 26 February 2022 12:05

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha, së bashku me kandidatin Bardh Spahia të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, kanë nisur një bashkëbisedim me gazetarët në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha:

"Dua të falënderoj me mirënjohje qytetarët e Shkodrës për qëndrimin e tyre në mbështetje të demokracisë këto 30 vite.

Ne jemi në një fushatë elektorale. Në të vërtetë në thelb ne jemi në një revolucion paqësor demokratik me të cilin kemi një synim më kryesor, rikthimin e opozitës së vërtetë shqiptare, rivendosjen e pluralizmit politik të vërtetë dhe natyrisht, natyrisht sjelljen në pushtet të PD dhe opozitës shqiptare.”

 

 

Në këtë përpjekje që nisi nga fillimi i tetorit dhe pati impakt të gjerë pozitiv në shoqërinë shqiptare, ndodhi që të ketë, të dekretohen me të drejtë, gjashtë bashki të vendit por që kanë një elektoral prej 710 mijë votuesish në lista, në të cilat duhej të zgjidhej qytetari i tyre i parë.

 

Ne aplikuam primaret, sepse në revolucionin tonë demokratik paqësor ne besojmë se është vendimtare, rikthimi i lirisë dhe vlerave të saj në shoqërinë shqiptare. Liria si e tillë, pa votën e lirë nuk ekziston. Nuk ekziston, ndaj dhe ne filluam me rikthimin e votës së lirë në partinë tonë, si kush i të gjitha kushteve që kjo të jetë një opozitë e vërtetë dhe do të vazhdojmë përpjekjen tonë me bindjen shumë të prerë që me narkoshtetin që është në fuqi, votë të lirë për shqiptarët nuk mund të ketë.

Ndaj dhe është imperative rrëzimi i kësaj qeverie në kohërat e shpejta që vijnë në mënyrë që shqiptarët të mund të votojnë të lirë me dinjitet siç votojnë shqiptarët në Kosovë, siç votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Pra, ne duhet të rikthejmë - nuk po them standardin gjerman apo të Zvicrës, por mora shembull këto vende rreth nesh ku ka shqiptarë.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...