'Vazhdon të mbrojë Ballkanin e Hapur'/ Berisha: Rama ka marrë pasaportën e zezë të antishqiptarit

Hënë, 28 February 2022 18:17

 

Nga Vora ku takoi banorët e Domjes, në mbështetje të kandidatit të 'Shtëpisë së Lirisë', Lulzim Vrana, lideri historik i PD, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Edi Ramës i cili pak ditë më parë tha nga Uashingtoni se Rusia nuk është armiku i lirisë.

Berisha tha se Rama vazhdon ende të mbrojë "Ballkanin e Hapur", në një kohë kur Serbia s'ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.

Berisha tha se me vendimet e tij, Rama ka marrë pasaportën e zezë të antishqiptarit.

Rusia, tha Berisha, ndër shekuj ka luftuar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

"Këto zgjedhje janë një vendim i rëndësishëm i juaji dhe ju ftoj të votoni Lulzim Vranën. Do të keni te Lulzimi një shërbëtor të përkushtuar tuajin, votën dhe besimin tuaj ai do ta shndërrojë në shërbime ndaj jush. Taksat tuaja, buxhetin e bashkisë do ta shndërrojë në investime në infrastrukturë dhe në plotësimin e nevojave tuaja.

"Përballë tij gjendet kandidati i Edi Ramës, çdo votë për Edi Ramën është absolutisht votë kundër idealeve tuaja, kundër dinjitetit tuaj, kundër karakterit tuaj. Nuk votohet një njeri që vetëm urren, një njeri i cili ka fituar pasaportën e zezë të antishqiptarit. Ka një luftë në zemër të Europës, Rusia ka sulmuar fqinjin e vet, Ukrainën. Edi Rama vazhdon akoma mbron 'Ballkanin e Hapur' të kryesuar tërësisht nga Serbia si vasal i Serbisë.

Serbia jo që s'ka dënuar agresionin ndaj Ukrainës, përkundrazi ka kundërshtuar pezullimin e Rusisë nga KiE, përkundrazi shprehet e hapur ndaj saj. Dhe Edi Rama që do të na thoshte ne gjatë vizitës së tij në Uashington se Rusia nuk është armiku ynë. Por nëse nuk është Rusia armiku ynë, mbi tokë nuk ka armik më të madh për ne se Rusia. E tillë ka qenë në shekuj dhe është përpjekur me pushtetin e saj që t'i bëjë çdo të zezë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë", u shpreh Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...