Berisha: Vota për Kryemadhin hap rrugën për zgjedhje të parakohshme

E mërkurë, 02 Mars 2022 12:10

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, përsëriti disa herë para dibranëve në tubimin përmbyllës së vota për Premtim Kryemadhin dhe Shtëpinë e Lirisë hap rrugën për zgjedhje të parakohshme dhe rikthimin e PD-së në pushtet.

“Një luftë në zemër të Europës po përhapet çdo ditë. Diktatori gjakatar rus ka sulmuar një vend të pavarur dhe të lirë. Tri javë më parë nga Uashingtoni, Rama na tha se ai nuk është armiku ynë. I them nga ky shesh se sot ne ndjehemi ukrainas. I shprehim solidaritetin atyre burrave dhe grave që po luftojnë me një diktator gjakatar për dinjitetin dhe lirinë e tyre.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Të nesërmen e anëtarësimit në NATO, ai do bënte protestë kundër anëtarësimit. Kurse sot ajo që drejton ministrinë e Jashtme do e quante NATO-n si NATA.

Edhe Ballkani i Hapur është një nismë antishqiptare dhe hapje për influencën ruse në Ballkanin Perëndimor. Me këtë nismë kanë rrethuar Kosovën dhe duan t’ia vështirësojnë jetën.

 

Çdo votë më 6 mars është votë për Shqipërinë, për Kosovën, në interes të paqes në rajonin tonë. Ndaj u bëj thirrje që votat të shkojnë për Premtim Kryemadhin. Asnjë votë për përfaqësuesin e Edi Ramës, që e falimentoi këtë bashki.

Por krahas tij kemi edhe kandidatin e Lulzim Bravës. Po i them se je i regjistruar në librin e zi të Dibrës për heshtjen tënde ndaj mbytjes së Dibrës me hidrocentralin e Skavicës dhe bashkimin tënd me Edi Ramën. Sikundër u bëj thirrje: asnjë votë për kandidatin e tij sepse është gjithçka e stisur kundër opozitës së vërtetë, kundër PD-së së vërtetë. Ju bëj thirrje demokratëve të Dibrës, me 6 mars të bashkohemi më shumë se kurrë, nuk u lidh asgjë me Lulzim Bravën dhe kandidatin e tij.

Votoni Premtim Kryemadhin, votoni për bashkinë tuaj. Votoni për të hapur dyert për zgjedhjet e reja të parakohshme dhe rikthimin e PD-së në pushtet.

U bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë që gjatë këtyre tre ditëve të bëjmë gjithçka që njerëzit të votojnë më 6 mars për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, të votojnë për ndryshimin, të votojnë për fitoren e PD dhe zgjedhjet e reja parlamentare dhe rikthimin në pushtet,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...