Shehu: Ballkani i Hapur, projekt i rrezikshëm nga influenca serbe dhe ruse

E mërkurë, 02 Mars 2022 17:41

 

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në intervistë me Skype për moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi nismën e Ballkanit të Hapur.

Shehu theksoi se Ballkani i Hapur është rrezik, për shkak të influencave serbe dhe ruse në rajon.

“Serbia u rreshtua krah Rusisë e është e rëndë që një rreshtim të tillë e bën një vend yni fqinj. Serbia zgjodhi rrugën e saj drejt lindjes, drejt Rusisë. Ballkani i Hapur duket se ka interferenca të forta serbe e ruse në rajon.

 

 

Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj faktit se në Ballkan ka influence serbe dhe ruse, duke e bërë këtë projekt antieuropian dhe antiperëndimor. Perëndimi e dënoi ashpër qëndrimin e Serbisë ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Rama duhet që të deklarojë që del nga Ballkani i Hapur dhe të dënojë Serbinë që po merr hapur krahun e Rusisë”, deklaroi Shehu

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...